Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova nuk ka përgjegjësi për kompensimin e viktimave në Speciale

Kosova nuk ka përgjegjësi për kompensimin e viktimave në Speciale

Janë bërë më shumë se dy javë prej kur trupi gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës ka rekomanduar që ekzekutivi kosovar të krijojë një fond për kompensimin e viktimave të krimeve të pretenduara që janë përfshirë në juridiksion e Gjykatës Speciales. Por në adresë të Qeverisë së Kosovës ende nuk ka arritur asnjë kërkesë zyrtare Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili nuk ka dhënë detaje të tjera se si do ta trajtojnë këtë kërkesë. “Nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë me shkrim që ndërlidhet me krijimin e këtij mekanizmi”, tha ai. Gjykata Speciale urdhëroi Salih Mustafën të paguajë shumën prej 207 mijë eurosh si kompensim për viktimat në rastin në të cilin ai është shpallë fajtor dhe dënuar me 26 vjet burgim. Në seancën për caktimin e urdhrit për zhdëmtim të viktimave, kryetarja e trupit gjykues deklaroi se Mustafës i mungojnë pjesërisht të hyrat dhe e ftoi Kosovën të krijojë një mekanizëm për kompensimin e viktimave. Njohës të ligjit e avokatë të akredituar në Gjykatën Speciale, konsiderojnë se një kërkesë e tillë tejkalon mundësitë buxhetore të Kosovës dhe se institucionet e vendit nuk duhet të krijojnë fonde të veçanta për kompensim të viktimave për procese të veçanta gjyqësore. Qerkini: Krijimi i një fondi tejkalon mundësitë buxhetore të Kosovës “Gjykata besoj që do të duhej t’i dinte limitet apo mundësitë buxhetore të Kosovës, buxheti i Kosovës nuk është një buxhet shumë i madh përndryshe Kosova e ka një ligj për kompensimin e viktimave të krimit, nëse viktimat konsiderohet se janë viktima të veprave penale me element të dhunës dhe ai ligj është veç në fuqi. Por, të kërkohet një ligj i veçantë besoj se tejkalon mundësitë buxhetore të Republikës së Kosovës”, thotë avokati Artan Qerkini. Qerkini thekson po ashtu se Qeveria e Kosovës nuk e ka obligim t’i përgjigjet kësaj kërkese të Speciales, por sipas tij do të varet nga vullneti politik se si do të trajtohet kjo çështje. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments