AUV tha se vigjilencë e shtuar e kontrollit do të ushtrohet edhe në bagazhet personale të pasagjerëve, për të ndaluar hyrjen e çfarëdo lloji të produktit të derrit, që hynë në kategorinë e produkteve bartëse të sëmundjes se Murtajës Afrikane të Derrit.

Derisa vendimi është në fuqi qytetaret e kanë të ndaluar kalimin kufitar me çfarëdolloj produkti te derrit qe ka origjinë nga Serbia, çoftë edhe si ushqime gjatë udhëtimit. Të gjithë janë të obliguar të ndihmojnë dhe veprojnë për parandalim të përhapjes se sëmundjeve”tha AUV.

Gjuha e Kaltër është sëmundje virale e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken gjedhët, delet dhe dhitë. Prej këtyre më e ndjeshme është delja, pastaj dhitë dhe gjedhi.

Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervuar i sëmundjes.

Murtaja Afrikane e Derrit është një sëmundje infektive virale që prek derrat e egër dhe ata shtëpiakë. Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi i sëmundjes së derrit (ASFV) dhe është e njohur për rezistencën dhe ngordhshmërinë e lartë tek derrat.

Këto sëmundje nuk transmetohet tek njerëzit.