Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova , mund të ishte fuqi energjetike

Kosova , mund të ishte fuqi energjetike

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se gabimi më i madh që ka bërë Kosova në vitet e fundit është ai në politikën e energjisë. Ai mendon se nëse Kosova do t’i ndërtonte termocentralet e planifikuara, tani do të ishte fuqi energjetike. “Gabimi më i madh që është bërë në vendin tonë është në politikat e energjisë. Po t’i kishim ndërtuar termocentralet e planifikuara, sot Kosova do të ishte fuqi energjetike dhe do të ishte një vend me ekonomi stabile, me çmime shumë më të lira dhe vend joshës për investime të huaja”, ka shkruar Peci në Facebook. Por, tani sipas tij ‘e kemi situatën krejt të kundërt, me pasoja që vështirë mund të parashikohen’. “Në botën moderne, siguria energjetike është e rëndësisë në mos më të madhe, se sa të asaj të posedimit të një ushtrie të fuqishme. Tani jemi në një situatë, me të cilën do të ballafaqohemi, si thonë në Gjakovë ‘duke pa, duke be’!”, ka shkruar tutje Peci. Vendi ynë është përfshirë në krizë energjetike që disa javë, si pasojë e çmimeve statosferike në tregun botëror, teksa sot KEDS-i njoftoi se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, i ka kërkuar të bëjë kufizime tjera emergjente të energjisë për shkak të renies nga sistemi të njësisë A3 në termocentralin Kosova A.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615394

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments