Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore; më të dukshme në zonta Veriore – Veriperëndimore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të MBETEN me vranësira dhe reshje shiu e dëbore me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë; Ri-kthehen ngricat në akset rrugore si pasojë e temperaturave të ulëta; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremle ditore duke u luhatur nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 12°C vlera më e lartë në rang territori; Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.




