Pjesa e parë e ditës do të PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu; Ndërsa pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë reshje shiu; më të dukshme në skajin Veriperëndimor; Mbrëmja dhe nata do të shtojnë intensiteti e shirave në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes POR ulen në mesditë; duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Mitrovicë deri në 18°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 55 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht Jugor.