Pjesa e parë e ditës; do të VIJOJE në kushte të qëndrueshme atmosferike edhe Republikën e Kosovës; duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta te cilat në skajin Jugperëndimor do të gjenerojnë reshje të izoluara dëbore; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të sjellë përmirësim të theksuara të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të vendit duke ri-kthyer motin e kthjellët dhe të ftohtë; Do të shfaqen sërisht problematikat me ngricat në akset rrugore; si pasojë e temperaturave të ulëta disa gradë nën zero; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vleratt minimale POR rriten maksimet duke u luhatur nga; -1°C temperatura më e ulët e cila do të shënohet në Podujevë dhe maksimumi do të ngjitet jo më shumë se 10°C në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.



