Orët e parë të ditës do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash. POR në orët vijuese pritet që vranësirat të shtohen në Kosovë, KU do të krijojnë mundësi për shira të pakët dhe të izoluar në zonat Jugperëndimore.