Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të dendura shiu; më të dukshme në zonta Jugore – Jugperëndimore të Kosovës KU shirat do të jënë në formë shtrëngate; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë rajoni i Kosovës;  Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.