Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu; më të dukshme në zonat Veriore – Veriperëndimore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës KU në zona të izoluara do të jenë në formë shtrëngate; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimumet; duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e regjistruar në Mitrovicë deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qytetin e Prizrenit; Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Verior.