Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti dobësojë gradualisht vranësirat duke ri-kthyer intervalet me kthjellime në pjesën më të madhe të Kosovës; Të njëjtat kushte meteorologjike do të vijojnë në mbrëmje dhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C temperatura më e ulët deri në 14°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.