Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën dominim e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrbeshe shiu; më të dendura në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të saj; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin rënie të intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës POR mbeten problematike stuhitë e forta të erës; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C temperatura më e ulët e cila do të shënohet në skajin Verior deri në 10°C vlera më e lartë në rang vendi; Era do të fryjë e fortë gjatë gjithë ditës; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 75 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.