Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në territorin e Kosovës duke bërë që të ketë vranësira të dendura të cilat në orët e para të mëngjesit në pothuajse të gjithë vendin do të gjenerojnë reshje dëbore. Ndërsa gjatë mesdites dhe pasdites parashikohet të ketë reshje shiu të cilat më të dukahme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore të Republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në mëngjes dhe në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga -1°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 14°C vlera maksimale e cila do të regjstrohet në Prizren; Era; do të paraqitet e mesatare; duke arritur shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Juglindor.