Që në orët e para të mëngjesit; republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje KU më së shumti do të jenë reshje dëbore; nga temperaturat disa gradë nën zero; më të dendura reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore; Orët e pasdites dhe në vijim do të MBETEN me vranësira dhe reshje shiu e dëbore  në të gjithë territorin e Kosovës POR në sasi të pakta; Temperaturat e ajrit do të ULEN në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga -4°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Mitrovicës deri në 5°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Gjakovë; Ndërkohë;  Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.