Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu; më të dukshme në zonta Jugore – Jugperëndimore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve të motit në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR rriten në mesditë; duke u luhatur nga 4°C temperatura më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.





