Territori i Kosovës gjatë orëve të paradites; do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta KU më të dukshme kthjellimet priten në zonat Jugore – Jugperëndimore; Ndërsa pjesa e dytë e ditës; do të sjellë gradualisht kalime vranësirash në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore; megjithatë nuk priten reshje;  Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëgjesit POR vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht permanent Verilindor.