Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajore të qëndrueshme, duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës. Pritet që Kosova në pjesën më të madhe të ditës të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat më të fokusuara do të jenë në skajin Verior-Veriperëndimor; Përsa i përket; Temperaturavë të ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga; 0°C temperatura më e ulët në Mitrovicë deri në 11°C do të jetë vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Gjilanit; Ndërkohë; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.




