Edhe gjatë ditës së martë; Republika e Kosovës do të VIJOJE nën dominimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë prezente gjatë orëve të paradites KU më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore; POR mundësia për reshje është thuajse zero; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes POR vijojnë njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C temperatura më e ulët deri në 6°C vlera më e lartë në rang vendi; Era do të fryjë mesatare; gjatë gjithë ditës; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Lindor.




