Territori i Kosovës në orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të dendura të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu POR në sasi të pakta; Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër; Parashikohet që të njëjtat kushte të paqëndrueshme meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.