Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajore të qëndrueshme, duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës. Pritet që Kosova në pjesën më të madhe të ditës të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Parashikohet që vranësirat të bëhen  më të dukshme në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore dhe Verilindore; Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR ulen maksimumet; duke luhatur vlerat ditore nga; 0°C temperatura më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 13°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Gjilanit; Era; do të paraqitet e lehtë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.