Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore; në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës POR pritet që pas-mesditës dhe në vijim; të ketë dobësim të intensitetit të reshjeve; Parashikohet që reshjet të largohen në orët e vona të mbrëmjes; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 13°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.