Pjesa e parë e ditës do të PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu; Ndërsa pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë reshje shiu; më të dukshme në skajin Veriperëndimor; Mbrëmja dhe nata do të përmirësojnë përkohësisht; kushtet e motit në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera minimale deri në 19°C vlera më e lartë në rang territori;  Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht Jugor.