Deri në mesditë; Territori i Kosovës do të PARAQITET nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta KU më të theksuara kthjellimet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore; Ndërsa pjesa e dytë e ditës; do të sjellë gradualisht shtim të vranësirave në pothuajse të gjithë territorin e Republikës së Kosovës KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore; Dita e hënë do të jetë edhe dita më e ftohtë e kësaj jave; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga -8°C temperatura më e ulët deri në 3°C vlera më e lartë në rang vendi; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.



