Masat ajrore me origjinë Perëndimore që kanë përfshirë të gjithë Rajonin e Ballkanit; do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës; për pasojë; orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe  vranësirat e lehta në të gjithë Kosovën NDERSA gjatë pasdites do të shfaqen vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin KU më të theksuara priten në zonat Veriore dhe Veriperëndimore; Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C temperatura më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare; duke arritur shpejtësinë deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.