Pjesa më e madhe e Republikës së Kosovës; do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta të cilat herë pas-here do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e Kosovës POR intensiteti i tyre do të jetë i ulët; Parashikohet që reshjet e shiut dhe dëborës të vijojnë deri vonë në mbrëmje KUR pritet ndërprerje e tyre; Gjatë natës do të shfaqen probleme me ngricat në shumë akse rrugore; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të RRITEN në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga; -1°C vlera minimale deri në 13°C vlera maksimale në rang territori; Ndërkohë; parametri i Erës do të jetë kryesisht mesatare; me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.





