Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore; më të dukshme në zonat Veriore – Verilindore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin rënie të intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës POR mbeten problematike ngricat në shumë akse rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 8°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Prizrenit; Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e FORTE; duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor.



