Që në orët e para të mëngjesit Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta. Parashikohet që vranësirat të pësojën zhvillime të herë pas herëshme dhe të sjellin reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës. POR pritet që reshjet më të dukshme të jenë në pjesën e dytë të ditës, KU kryesisht do të jenë të fokusuara në zonat Veriore dhe Lindore.; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre; duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 13°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e fortë si paradite edhe gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Verilindor.