Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike KU parashikohet që të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore – Verilindore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin intervale me kthjellime në të gjithë territorin e Kosovës POR vijojnë problematike ngricat në shumë akse rrugore; Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të ulen në mëngjes POR rriten në mesditë duke u luhatur nga; -2°C temperatura më e ulët deri në 9°C vlera maksimale në rang territori; Era do fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.



