Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta deri pas-mesditë kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje të pakta shiu; më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes; pritet dobësim i vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë intervale me kthjellime; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet; duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verior.