Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova iu bashkua Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD).
Presidentja Osmani, e cila po qëndron në Kopenhagë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, ka shkruar dje se Kosova iu bashkua Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD).
“Përmes këtij mekanizmi, do të sigurohet koordinim më i gjerë evropian në luftën kundër trafikimit dhe abuzimit me drogë. Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj dhe ashtu siç kemi bërë deri më tani, të luftojmë këto dukuri në mënyrë efektive. Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që Evropa të mbetet e sigurt, e bashkuar dhe e vendosur përballë kësaj sfide”, tha ajo.