Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka treguar detaje nga takimi me emisarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Ajo shkroi në rrjetet sociale se gjatë këtij takimi ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. “Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”, ka thënë Osmani duke shtuar se partneriteti i Kosovës me SHBA-në vazhdon të jetë qenësor.https://ata.gov.al/2022/08/23/osmani-per-takimin-me-escobar-kosova-do-te-jete-pale-e-barabarte-ne-dialog/
Kosova do të jetë palë e barabartë në dialog
RELATED ARTICLES