Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që sot pati me emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe se është e përgatitur për dialog. Osmani ka shkruar në rrjetet sociale se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. “Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajçak dhe Escobar shpreha përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka shkruar Osmani. E para e shtetit ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe se është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane. “Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie”, ka përfunduar ajo.https://ata.gov.al/2022/08/24/osmani-pas-takimit-me-escobar-dhe-lajcak-kosova-asnjehere-nuk-ka-kontribuar-ne-tensione/
Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione
RELATED ARTICLES