Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKosi redukton rrezikun e sulmit në zemër deri në 30 përqind

Kosi redukton rrezikun e sulmit në zemër deri në 30 përqind

Kosi redukton rrezikun e një sulmi në zemër deri në 30 përqind tek njerëzit me tension të lartë, sugjeron kërkimi i ri. Të konsumohet të paktën dy herë në javë kos ul rrezikun për gratë që vuajnë me hipertension dhe nga problemet kardiovaskulare, të tilla si një atak në zemër ose goditje në tru, deri në 30 për qind dhe tek meshkujt me 19 për qind, është zbuluar nga një studim. Hulumtuesit besojnë se një kombinim i fermentimit të kosit natyror dhe përmbajtjes së kalciumit sjell përfitime në zemrat e njerëzve. Gjetjet e mëparshme sugjerojnë se kalciumi luan një rol në tkurrjen normale dhe relaksimin e zemrës, ndërsa probiotikët, të cilat gjenden në ushqimet e fermentuara, kanë qenë të lidhura me presionin e ulët të gjakut. Autori i studimit Justin Buendia nga Universiteti i Bostonit tha se, ‘rezultatet tona japin prova të rëndësishme të reja që kosi na jep përfitime në shëndetin e zemrës dhe duhet të jetë pjesë konsistente e një diete të pasur me fruta, perime dhe kokrra të pasura me fibra’.Rreth 1.5 milionë sulme në zemër dhe goditje në tru ndodhin çdo vit në SHBA. Hulumtuesit analizuan 55,898 gra të moshës 30-55 vjeç nga Nurses’ Health Study dhe 18,232 meshkuj nga 40 deri në 75 vjeç nga Health Professionals Follow-Up Study. Të gjithë pjesëmarrësit e studimit vuanin nga presionin i lartë i gjakut dhe u mbajtën në vëzhgim deri në 30 vjet.Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët e ushqimit, të cilat studiuesit i përdorën për të llogaritur konsumin mesatar të kosit. Gjetjet janë botuar në American Journal of Hypertension. Vitamina D është një ‘zgjidhje e lirë’ ndaj ilaçeve të zemrës Kjo vjen pas hulumtimit të bërë muajin e kaluar ku u sugjerua se vitamina D është një ‘zgjidhje e lirë’ për barnat pasi shkencëtarët zbuluan se rrezet e diellit parandalojnë dëmtimin e zemrës të shkaktuar nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Vitamina D stimulon prodhimin e acidit nitrik, i cili është i përfshirë në rregullimin e rrjedhjes së gjakut dhe parandalimin e formimit të mpiksjes së gjakut, sipas studimit të parë të këtij lloji. Gjithashtu, zvogëlon ‘stresin e brendshëm’ në sistemin kardiovaskular, i cili mund të shmangë incidentet e zemrës, shton hulumtimi. Autori studimi Dr Tadeusz Malinski nga Universiteti Ohio, tha se , “nuk ka shumë, po nëse ka, sisteme të njohura të cilat mund të përdoren për të rivendosur qelizat kardiovaskulare të cilat tashmë janë dëmtuar dhe vitamina D mund ta bëjë këtë. Kjo është një zgjidhje shumë e lirë për të riparuar sistemin kardiovaskular. Ne nuk duhet të zhvillojmë një ilaç të ri. Ne tashmë e kemi atë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments