Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKosi i mirë për diabetin?

Kosi i mirë për diabetin?

Ushqimet e fermentuara siç është kosi, përmbajnë probiotikë të cilët përmirësojnë shëndetin e zorrëve. Hulumtimet e fundit zbuluan se konsumimi i kosit ishte i lidhur me nivele më të ulëta të glukozës dhe rezistencës ndaj insulinës . Studimet te njerëzit sugjerojnë se konsumimi i kosit si pjesë e një diete të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2 te të rriturit e shëndetshëm dhe të moshuar. Kosi natyral ka një indeks të ulët glicemik dhe rrit ngadalë sheqerin në gjak. Për të përfituar sa më shumë, njerëzit me diabet duhet të kontrollojnë etiketat përpara se të blejnë. Konsumatorët diabetikë duhet të zgjedhin një kos që përmban kultura të gjalla dhe aktive dhe të shmangin kosin me sheqer të shtuar. Ata gjithashtu duhet të preferojnë kos që është i pasur me proteina dhe me pak karbohidrate, siç është kosi grek. Kosi që përmbanë 15 gr të karbohidrateve ose më pak për racion është ideal për njerëzit me diabet. Kosi me probiotikë mund të jetë aleatë i shkëlqyer për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 . Studimet e fundit kanë treguar se ato mund të ndikojnë pozitivisht në mikroflorën e zorrëve, duke favorizuar metabolizmin e glukozës dhe duke ndihmuar në uljen e glukozës në gjak. Kosi natyral mund të nxisë përfitime për pacientët me diabet si një burim i proteinave, kalciumit dhe probiotikëve, të cilët kanë baktere të mira që ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 . Është e këshillueshme që njerëzit me diabet të zgjedhin ushqime me indeks glicemik të ulët për të ndihmuar në kontrollin e niveleve të glukozës në gjak. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments