Zgjerimi është një imperativ gjeopolitik për Bashkimin Evropian, deklaroi komisionerja e re përgjegjëse për procesin e pranimit të 10 vendeve që aplikojnë për hyrjen në BE, Marta Kos, në një intervistë për ‘’Le Monde’’.

‘’Midis pushtimit rus të Ukrainës, ndryshimit të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Kontinentit të Vjetër dhe ambicieve të Kinës në Ballkan, ne duhet të ecim përpara pa humbur asnjë kandidat, sepse kjo mund të na dobësojë”, shtoi ajo.

“Për herë të parë, ne po përballemi me forca që duan të na shohin të dështojmë ose që po kryejnë sulme hibride kundër kandidatëve të caktuar si Moldavia. Ne duhet të ruajmë aftësinë tonë për të vepruar dhe për të garantuar sigurinë tonë”, tha politikania sllovena.

‘’Në vitin 1979, Simone Veil, ish-presidentja e Parlamentit Evropian, konsideronte se shtetet evropiane janë përballur me tre sfida të mëdha: atë të paqes, atë të lirisë, atë të mirëqenies”, tha Kos.

“Dhe duket se vetëm dimensioni evropian është i aftë t’i aftësojë ata të përballen me këto sfida. Ndërsa, që nga vitet 1990, çështja e mirëqenies dhe prosperitetit ka mbështetur valët e ndryshme të zgjerimit të BE-së’’, shtoi ajo.