Nisma Korsitë Blu (Blue Lanes) do të përmirësojë trafikun detar midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, falë sistemit SEED+, Sistemi për Shkëmbimin Elektronik të të Dhënave, i cili është funksional në CEFTA. Genti Gazheli, drejtor i përgjithshëm i Administratës Doganore të Shqipërisë, Rade Millosheviq, drejtor i Administratës së të Ardhurave dhe Doganave të Malit të Zi dhe Marcello Minenna, drejtor i Agjencisë së Doganave, Akcizave dhe Monopoleve të Italisë, nënshkruan sot në Romë, Memorandumin e Mirëkuptimit për shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet këtyre institucioneve. Në një njoftim për shtyp Dogana Shqiptare bën të ditur se, kjo mundësi u shfrytëzua për të diskutuar mbi zhvillimin e ardhshëm të nismës Korsitë Blu (Blue Lanes) dhe marrëdhëniet tregtare në zonën e detit Adriatik. “Ky është një moment historik i rëndësishëm për palët e CEFTA-s duke qenë se ky bashkëpunim do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë dhe Malit të Zi, por edhe Palëve të tjera të CEFTA-s që do të përdorin portet në Shqipëri dhe Mal të Zi për tregti. Krijimi i infrastrukturës së TI-së është në vazhdim dhe pritet që sistemi të funksionojë në vjeshtën e vitit 2022. Ky bashkëpunim hap mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të nismave të Korsive të Gjelbra dhe Blu drejt vendeve të tjera anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim. Të dhënat do të shkëmbehen elektronikisht përmes platformës SEED, financuar nga BE. Sistemi SEED për shkëmbimin elektronik të të dhënave ka një rol vendimtar në zbatimin e Korsive të Gjelbra CEFTA-TCT në CEFTA, por edhe ndërmjet CEFTA-s dhe Greqisë, që ka funksionuar që nga korriku i këtij viti. SEED është implementuar që nga viti 2010, më vonë është përmirësuar në SEED+ dhe ka përmirësuar menaxhimin e pikave të kalimit në Ballkanin Perëndimor, ka përmirësuar efikasitetin dhe komunikimet ndërkufitare, si dhe procedurat e thjeshtuara dhe të modernizuara. “Sistemi SEED është thelbi i iniciativave të Gjelbra/Blu, duke ofruar infrastrukturën e sigurt të TI-së për përshpejtimin e procedurave doganore, formaliteteve dhe kontrolleve doganore, jo vetëm ndërmjet Palëve të CEFTA-s, por edhe me BE-në. Duke qenë shumë fleksibël dhe i adaptueshëm, sistemi SEED po i afron administratat dhe bizneset tona më pranë BE-së dhe tregut të saj të përbashkët”, deklaroi Emir Djikic, drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s. Memorandumet e nënshkruara midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë mbajnë në konsideratë plotësisht rëndësinë e detyrimeve doganore dhe taksave të tjera të aplikueshme gjatë tregtisë së mallrave, njeh nevojën për bashkëpunim ndërkufitar dhe merr parasysh objektivat e Planit të Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut. Krijimi i Korsive të Gjelbra CEFTA-TCT brenda Ballkanit Perëndimor gjatë COVID-19 rezultoi të ishte një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal.http://ata.gov.al/2022/09/09/korsite-blu-lehtesim-i-trafikut-detar-midis-shqiperise-malit-te-zi-dhe-italise/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on