Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKori greko-shqiptar i Ungrës,në Katedralen Orthodhokse

Kori greko-shqiptar i Ungrës,në Katedralen Orthodhokse

Tingujt e muzikës tradicionale polifonike u dëgjuan sot në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse, sjellë nga kori greko-shqiptar “I Paradosis”. Ky kor përbëhet nga banorë të Ungrës, një ndër qendrat kryesore të komunitetit të arbëreshëve, në provincën e Kozencës, në rajonin e Kalabrisë. Gjuha e lashtë, traditat dhe zakonet tipike të kulturës lokale arberesh janë trashëguar me xhelozi në Ungër (Lungro) dhe një pjesë e tyre janë sjellë sot në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Italiane. Grupi greko-shqiptar i Ungrës, “I Paradosis-la tradizione”, i ideuar nga prof. Giovan Battista Rennis, promovon pasurimin e trashëgimisë kulturore e fetare në ditën kushtuar arbëreshëve. Grupi që solli polifoninë në Katedralen Orthodhokse tha se ky është një koncert paqeje e vëllazërie. I pranishëm në sallë ka qenë edhe një grup vajzash të veshura me kostumet tradicionale shumëngjyrëshe arbëreshe. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments