Udhëheqja e Koresë së Veriut shfaqi raketën e re balistike ndërkontinentale të vendit për herë të parë dje në mbrëmje në paradën e parë të madhe ushtarake në dy vjet.
Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA tha se raketa, e cila iu prezantua të ftuarve ndërkombëtarë, ishte sistemi më i fuqishëm i armëve strategjike bërthamore.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thuhet se u bëri thirrje forcave të armatosura që të zhvillohen në një entitet “të pamposhtur” që do të mund të shkatërronte të gjitha kërcënimet.Besohet se rrezja e veprimit të armës është mjaft e madhe për të arritur objektivat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas KCNA-së, ushtria shfaqi edhe sisteme të tjera armësh, të tilla si raketa hipersonike.


