Territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshjet e dëborës ndaj Policia Rrugore paralajmëron drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në disa akse rrugore. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për shkak të kushteve atmosferike, në akset rrugore të qarkut Korçë është shtuar prezenca e punonjësve të Policisë Rrugore. Deri tani, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme pa probleme përveç aksit rrugor që të çon në Dardhë dhe aksit rrugor “Ersekë-Leskovik”, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve. Firmat kontraktore janë duke punuar me mjetet borëpastruese dhe duke hedhur kripë në rrugë. Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për të ndihmuar çdo përdorues rruge, në rast nevoje. “Për çdo problematikë të hasur qytetarët mund të telefonojnë falas 112”, thuhet në njoftimin për shtyp.
