Ky takim u ndërtua si një proces bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, me qëllim prezantimin e ecurisë së deritanishme të zhvillimit turistik në Korçë.

Gjatë takimit u diskutua hapur mbi sfidat dhe mundësitë e sektorit, u analizuan në thellësi drejtimet strategjike përmes metodologjisë SWOT. Një tjetër qëllim i takimit ishte hartimi i një plani konkret veprimi për një turizëm të qëndrueshëm.

Pjesëmarrësit vunë theksin tek një angazhim i përbashkët për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të Korçës, nëpërmjet një turizmi cilësor, gjithëvjetor dhe të bazuar në identitetin unik kulturor, natyror dhe historik të Korçës.

Bashkia Korçë bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë krah komunitetit dhe sektorit privat, në çdo hap të këtij procesi.