Për të 15-tin vit radhazi, janë shpërndarë certifikata vlerësimi dhe bursa për nxënësit ekselentë të gjimnazeve publike dhe jo publike të Korçës.
Një projekt, i cili aplikohet në kuadrin e programit “Qyteti për të rinjtë” dhe që shërben jo vetëm për t’i stimuluar ata, por edhe për të vlerësuar punën dhe vullnetin e tyre për t’a kthyer arsimimin në një prioritet.
Nxënësit që morën shpërblimet shprehen të motivuar për të vazhduar rrugën e suksesit.
Nëpërmjet këtij projekti Bashkia Korçë synon stimulimin e nxënësve me rezultatet më të mira që të vazhdojnë edhe në të ardhmen të shkëlqejnë dhe ta ngrejnë sa më lart emrin e qytetit të tyre.