Kështu thotë kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar fillesat në botën e biznesit të një vajze të re e cila “ka guxuar të ndjekë pasionin dhe ëndrrën e saj për t’u bërë sipërmarrëse”.
“Më ka pëlqyer gjithmonë bota e biznesit, kam krijuar diçka të rastësishme duke studiuar kërkesat e tregut për produkte dhe elemente të veçanta që mund t’i nevojiteshin personave të ndryshëm për festa, dasma apo evente dhe sot kam biznesin tim, Art of Confeti,” shprehet Fjori Cami.
Sipas Filos ajo ka krijuar një biznes të suksesshëm, që ka gjetur vend në tregun e Korçës dhe përtej, duke sjellë një frymë të re në industrinë e dekorimeve për evente.
“Në një kohë kur shumë të rinj janë tërhequr nga mundësitë jashtë vendit, Fjori ka vendosur të ndërtojë të ardhmen e saj në Korçë. Ajo është pjesë e një brezi që po krijon mundësi dhe po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë lokale përmes bizneseve të suksesshëm”, thekson Filo.
Filo nënvizon se “Korça po bëhet gjithnjë e më shumë një qendër e mundësive, dhe të rinjtë si Fjori po e ndërtojnë të ardhmen e tyre, duke besuar në potencialin e qytetit dhe duke krijuar mundësi për sukses, pa pasur nevojë të largohen diku tjetër”.