Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALE“Korça Beer Fest” 

“Korça Beer Fest” 

Në qytetin e Korçës nis sot e shumëpritura “Korça Beer Fest”, e cila për 5 netë me radhë, në 3 skena, do të sjellë 50 artistë vendas e të huaj në 12 koncerte. Festa e Birrës, festa më e madhe dhe më popullore e stinës së verës në Shqipëri ka mbërritur në edicionin e saj të 16-të. “E konfirmuar tashmë si një nga eventet më të mëdha dhe organizimet më serioze në Shqipëri, me impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, festa edhe këtë vit pritet të thyejë rekordet e vizitorëve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë që zgjedhin Korçën si destinacion”, thuhet në njoftimin e bashkisë Korçë. Festa e Birrës 2022 do të organizohet tek Terminali i Autobusëve dhe Pazari i Vjetër duke ofruar 10 spektakle të mëdha muzikore që do të ndiqen nga një audiencë e pritshme rreth 10 000 pjesëmarrës çdo natë. Për herë të parë, në dy nga ditët e festës, të premte 19 gusht dhe të shtunë 20 gusht, festa do të vazhdojë deri në orën 5:00 të mëngjesit brenda Markatës së Shijes, ku organizatorët do të sjellin pas mesnate dy festa të mëdha rinore me muzike elektronike dhe DJ të njohur. Festa do të kulmojë me performancën e këngëtarit të mirënjohur grek Kostandinos Argjiros, natën e së shtunës, 20 gusht, dhe vetëm koncerti i tij do të jetë me biletë. Emra të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe, Capital T, Eranda Libohova, West Side Family kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë event.https://ata.gov.al/2022/08/17/nis-korca-beer-fest-2022/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments