Friday, November 22, 2024
HomeMJEDISKopenhagen: Shqipëria , rriti zonat e mbrojtura në 21,5%

Kopenhagen: Shqipëria , rriti zonat e mbrojtura në 21,5%

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mori pjesë në Ministerialin për Klimën në Kopenhagen, Danimarkë. Kumbaro e vlerësoi këtë takim mbledhje me rëndësi për çështjet e klimës që i paraprin samitit COP29, ku siç tha ajo “Shqipëria mban lart flamurin e gjelbër në tryezat e nivelit të lartë ndërkombëtar”. Kumbaro vlerësoi se “në këtë takim Shqipëria evidentohet për modelin e ruajtjes së biodiversitetit përmes rritjes së sipërfaqes së Zonave të Mbrojtura në 21,5%, për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Europë, Vjosa në shkallën më të lartë të konservimit si “Park Kombëtar”, për burimet energjetike⚡ 100% të rinovueshme”. Përmes një videomesazhi që ndau në rrjete sociale, Kumbaro tha se, “jam e ftuar nga tre kolegë ministra; ministri i ndryshimeve Klimatike të Danimarkës, ministri i Mjedisit i Emirateve të Bashkuara Arabe që kryesoi COP28 vitin e kaluar dhe nga ministri që do të udhëheq COP29 që do të mbahet në Baku, ministri i Azejbarxhanit”. U mblodhëm bashkë, vijoi ajo, ministra nga të gjithë vendet e botës për të diskutuar për një sfidë të përbashkët që nuk ka kufij, ndryshimet klimatike si një angazhim ku secili ka diçka për të bërë ka një kontribut për të sjellë, që nga Shqipëria e vogël që e ka çuar sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21.5%, që kemi mbrojtur lumin e fundit të egër në Europë, Vjosën duke e bërë “Park Kombëtar”, por duke punuar fort këtë vit, siç është viti i pyjeve. “Janë hapa të vegjël në planetin e madh, por që e vendosin Shqipërinë në një flamur të gjelbër në këtë sfidë të përbashkët të madhe globale”, u shpreh Kumbaro. “Nga kjo mbledhje deri në mbledhjen e ardhshme në Baku nëntor të këtij viti kemi ende shumë detyra dhe angazhime që kemi marrë përsipër. Deri atëherë ne do të vazhdojmë të punojmë siç jemi tashmë duke punuar për Vitin e Pyjeve ku së shpejti do të ndajmë me ju dhe rezultatet e këtyre muajve të parë ku shokët dhe partnerët i kemi patur dhe do të vazhdojmë t’i kemi të shumtë”, u shpreh Kumbaro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments