Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po intensifikon punën në drejtim të përthithjes së praktikave më të mira europiane, në drejtim të kontrollit që garantojnë standarde të larta të sigurisë ushqimore në vend. AKU bën të ditur se, ekspertë të linjës kanë zhvilluar një tur studimor në Kroaci, në lidhje me praktikat e funksionimit të sistemit kroat, i cili do të shërbejë në implementimin e “Planit të veprimit për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve 2023-2030”, për kontrollin e mbetjeve të pesticideve tek bimët bujqësore. Në këtë tur studimor, të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO, morën pjesë ekspertët të fushës së kontrollit dhe sigurisë ushqimore nga MBZHR, AKU dhe AKVMB. Specialistët kroat nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror dhanë eksperiencën e tyre teknike dhe praktike në drejtim të kontrollit të sigurisë ushqiomore, në drejtim të mbetjeve të pesticideve tek bimët. Ndërsa u zhvilluan vizita në laboratorët që kryejnë analizat e produkteve me origjinë bimore për mbetjet e pesticideve, të preparateve që tregtohen në farmacitë bujqësore dhe në ferma të certifikuara me Global G.A.P.për prodhime bio. atsh
Kontrolli për mbetjet e pesticideve tek bimët sipas standardeve të BE-së
RELATED ARTICLES