Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKontrolle për zbatimin e detyrimit të ndalimit të mjeteve në vijat e...

Kontrolle për zbatimin e detyrimit të ndalimit të mjeteve në vijat e bardha

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, atyre që cenojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, që krijojnë pengesa në qarkullim. Policia njoftoi se “gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative veçanërisht, drejtues mjetesh të cilët nuk zbatojnë detyrimin për të ndaluar në vijat e bardha në kundërshtim të ligjit numër 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i ndryshuar neni 189 paragrafi 1”. Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë kontrollet e dedikuara, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e qarkullimit rrugor, duke rritur në maksimum parametrat e sigurisë rrugore.http://ata.gov.al/2022/08/18/tirane-kontrolle-per-zbatimin-e-detyrimit-te-ndalimit-te-mjeteve-ne-vijat-e-bardha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments