Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar dokumentet gjyqësore të njohura si një deklaratë nën betim, që bindën një gjykatës të autorizonte një kontroll të pasurisë së Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida. Kërkimi i FBI-së më 8 gusht ishte pjesë e një hetimi për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve që u dërguan në shtëpinë e ish-presidentit. Deklarata, e cila përfshin prova të mbledhura nga prokurorët, thotë se 15 kuti të dhënash të marra nga Mar-a-Lago në janar përmbanin “shumë regjistrime të klasifikuara” të përziera me gazeta dhe revista. Disa nga të dhënat e klasifikuara duket se përmbajnë shënime të shkruara me dorë të ish-presidentit. Në shtëpinë Tump kishte 184 dokumente unike që mbanin shenja klasifikimi, duke përfshirë 67 dokumente të shënuara si “konfidencial”, 92 dokumente të shënuara si “sekret” dhe 25 dokumente të shënuara si “top sekret”. Presidentëve të SHBA-së u kërkohet të transferojnë dokumente dhe email në Arkivin Kombëtar kur të largohen nga detyra, Donald Trump ka mohuar të mos e ketë bërë një gjë të tillë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615287