Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKontroll dixhital në Qendrat e Kontrollit Teknik

Kontroll dixhital në Qendrat e Kontrollit Teknik

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor bëri të ditur sot vijon instalimi i rrjetit dhe pajisjeve të reja të sistemit të e-Monitorimit, në ambientet brenda dhe jashtë Qendrave të Kontrollit Teknik të automjeteve, ku mungonte vëzhgimi video. Sipas DPSHTRR, ka përfunduar implementimi në QKT-të: Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier, Kukës, Dibër, Laç, ndërsa po punohet në rajonalen Durrës. Instalimi i rrjetit dhe pajisjeve të reja të sistemit të e-Monitorimit përfshin kompletimin e kontrollit digjital e ndërveprues, në kohë reale, me aftësi leximi automatike targash, me programim kërkimi e me raportim liste risku në kushte sigurie të lartë. DPSHTRR sqaroi se “një sallë qendrore mbikëqyrjeje do të administrojë të dhënat nga kamerat e teknologjisë më të fundit. Investimi nga vetëfinancimi si ent është pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit”.https://ata.gov.al/2022/12/07/kontroll-dixhital-e-nderveprues-ne-qendrat-e-kontrollit-teknik-te-automjeteve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments