Monday, November 25, 2024
HomeMJEDISKontributi i komunitetit në planin e menaxhimit të Parkut Kombëtar Vjosa

Kontributi i komunitetit në planin e menaxhimit të Parkut Kombëtar Vjosa

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po punojnë për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Vjosa për të ruajtur harmoninë mes lumit të mbrojtur, ekonomisë vendase dhe përdorimit të luginës nga komuniteti. Ky proces ka hyrë në fazën e dytë të konsultimeve publike me banorë dhe grupe interesi të 13 bashkive të luginës që lagen nga Vjosa dhe degët e saj tashmë të mbrojtura. Plani i menaxhimit ka në fokus zhvillimin e kësaj zone që nga aktivitetet në natyrë, rekreacionin dhe turizmin e qëndrueshëm, por edhe një proces të gjatë informimi dhe edukimi të publikut. Në kuadër të këtij procesi, gjatë fundjavës kanë nisur takimet nga Bashkia Përmet ku në fokus është krijimi i planit të menaxhimit gjithëpërfshirës mbi mënyrën se si do të funksionojë parku Kombëtar i Vjosës. Për drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, askush nuk e njeh më mirë vendin dhe zonën sesa banorët që jetojnë e punojnë këtu dhe i konsiderojnë të rëndësishme këndvështrimet e tyre për suksesin dhe mbarëvajtjen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa. Në kuadër të këtyre takimeve konsultuese me pjesëmarrjen e komunitetit lokale që banojnë dhe ushtrojnë veprimtaritë e tyre ekonomike pranë Vjosës, janë diskutuar sfidat që kërkon shpallja e lumit “Park Kombëtar”, por edhe për mënyrën sesi mund të krijohen mundësi ekonomike për komunitetet lokale nën zhvillimin e një turizmi të përgjegjshëm. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi si dhe kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e Përmetit pranë Lumit Vjosë, ku u diskutua për çështjen tashmë kombëtare dhe ecurinë e projekteve në Vjosën Park Kombëtar. Takime publike kanë vijuar edhe në Bashkinë e Tepelenës në bashkëpunim me komunitetin, përfaqësues të biznesit, qeverisë vendore dhe qendrore, si dhe me ekspertë të konservimit natyror. Procesi i studimit të shpalljes së lumit Vjosa si “Park Kombëtar” është certifikuar nga IUCN – Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. Mjedisi i pasur i Vjosës përfshin një larmi të gjerë jete, të cilët janë të gjithë thelbësorë për ekosistemin e ujrave. Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa shërben si habitat për 1175 specie të florës dhe faunës dhe gëlon nga gjallëria. Mjedisi i pasur i Vjosës përfshin një larmi të gjerë jete, të cilët janë të gjithë thelbësorë për ekosistemin e ujërave. Ky Park është shtëpia e shumë llojeve të rralla të kafshëve të egra, duke përfshirë më shumë se 150 lloje insektesh me krahë, rreth 60 molusqe, të paktën 31 lloje peshqish, 31 të zvarranikëve, 257 zogj dhe rreth 70 gjitarë. 13 lloje kafshësh, duke përfshirë zogjtë, peshqit, lakuriqin e natës dhe bretkosën, janë vlerësuar si të kërcënuara globalisht në Listën e Kuqe të IUCN të Specieve të Kërcënuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments