Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës. Policia njofton se, në rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 112 ose të dërgojnë njoftim në Komisariatin Digjital. ATSH
Kontraktorët në terren për hapjen e aksit Klos-Qafë Murrizë
RELATED ARTICLES