Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIKonsumimi i djathit dhe pasojat në shëndet

Konsumimi i djathit dhe pasojat në shëndet

Pavarësisht se djathi është përgjithësisht një produkt i pasur me lëndë ushqyese dhe i toleruar mirë, efektet e tij në shëndet mbeten në qendër të debatit dhe janë ende objekt polemikash. Kjo për faktin se djathi është nga njëra anë një burim i pasur i proteinave, lipideve, mineraleve, vitaminave, probiotikëve dhe molekulave bioaktive të cilësisë së lartë. Nga ana tjetër, mund të përmbajë yndyrna të larta të ngopura dhe kripë, elementë që konsiderohen të papërshtatshëm veçanërisht për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular. Studimi i publikuar në “Advances in Nutrition” i kryer nga një ekip studiuesish universitarë, u zbulua lidhja e konsumit të djathit me 47 efekte të mëdha shëndetësore. Rezultati do të bënte të mundur hipotezën, në përmbledhje, sesi konsumimi i djathit nuk e shkurton jetën. Studimi duket se ka gjetur një lidhje të kundërt midis konsumit të djathit dhe vdekshmërisë, për të gjitha shkaqet (-7%) dhe për sëmundjet dhe ngjarjet kardiovaskulare (-5%). Nuk u gjet asnjë lidhje midis konsumimit të djathit dhe sëmundjeve të caktuara si kanceri dhe hipertensioni (efekt neutral). Sipas studimit, në mënyrë që djathi të ketë një efekt neutral në shëndet, duhet të konsumohet me masë, duke mbetur gjithmonë nën 40 gram ose më pak në ditë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments